Shkup, 21 janar – Po tronditet Saraji me një deklaratë kthesë. Një ditë pasi i bëri partall, duke i akuzuar se atij dhe familjarëve të vet bdi-stat u kanë kërkuar deri 5.000 euro ryshfet për punësim, Aliu 38 vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit, kërkoi falje publike.
Zhurnal publikoi një video ku Ali Jusufi nga fshati Gërçec u kërkon falje publike Ministrave, Bekim Neziri, Abdulaqim Ademi dhe Kryetarit të Komunës së Sarajit, Bekim Murati. Në videon ekskluzive Aliu fletë publikisht se ai nuk ka qenë në dijeni për atë se çfarë manifestimi po ndodhë në shkollën e Sarajit.
Ai shprehet se ka një respekt të veçantë dhe dashuri ndaj Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të cilën do ta respektojë deri në vdekje.
Aliu nga fshati Gërçec shprehet i dëshpëruar se ka qenë i keqinterpretuar për rastin e djeshëm në Saraj. Madje ai shprehet me shumë simpati për heroin kombëtarë shqiptarë Isa Boletinin. Në reagimet e para në rrjetet sociale, analistët dhe iontelektualët e pavaruar shqiptarë shprehin haptazi dyshime se kërkim falja e Aliut nga Gërçeci me siguri është pasojë e presioneve që ndaj tij kanë bërë nacionalistët e majtë maqedonas në pushtet që gravitojnë në BDI, e që sipas tyre dëshmon se shqiptarët e Maqedonisë gjenden nën regjim nacist. (s.m.)