Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Bashkimi Europjan së fundmi i ka hapur të gjitha dyert por edhe dritaret për të gjithë kriminelët hajnat vraseësit apo dhe për të gjithë keqbërësit më të egër dhe më të pashpirtë të Ballkanit me qëllim që këta të ikin nga vendet e tyre dhe të shkojnë në gjirin e saj që ta gjejnë shpëtimin e tyre. Dhe kjo është një sinjal se edhe këta pak njerëz të mirë të ndershëm dhe të moralshëm që kanë mbetur këtu në shtetet e Ballkanit duhet të fillojnë të bëjnë vepra të këqija me qëllim që një ditë më lehtësisht të trokasin në dyert e BE-së për të kërkuar shpëtim nga ndjekjet penale. Dhe e infotmoj opinionin e gjërë vendor rajonal dhe ndëkombëtar se tani e tutje do të bëj shumë vepra të këqija dhe më pas me vrap do të arratisem për në BE, atje do të kërkoj strehim dhe me sigurinë më të madhe do ta gjej atë. Derisa para disa kohësh Meksika ishte parajsa e të gjithë kriminelëve të botës tani e tutje parajsë e kriminelëve është Bashkimi Europjan.Prandaj se di se pse nuk dal të vjedh,të bëj intriga, të shantazhoj ,të gjymtoj dhe të vras njerëz dhe në fund të arratisem me vrap në Parajsën shpëtimit në BE. Porosia e dhënies së Azilit për Ish Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski është kjo që e shkrova më lartë. Njerëz bëni çtë doni sepse shpëtimin tuaj do të mund ta gjeni në Parajsën më të re të kriminelëve pra në Shtetet e Bashkimit Europjan.

Loading...