Raportet e deputetes Ermira Mehmeti me “partinë e hienave” kanë filluar të përngjajnë me raportet eçifteve në serialet turke e spanjolle. Dy ditë pasi njoftoi se do të “ngrijë” aktivitetet në BDI deri në fund të mandatit si deputete, janë paraqitur indikacione se deputetja sërish mund të “shkrihet”, shkruan “Lajm”. Dyshimet për “shkrirjen” e sërishme të Mehmetit janë paraqitur për shkak se ajo në faqen e vet në “facebook” ka fshi tekstin me të cilin paralajmëroi ndërprerje të aktiviteteve. Kjo do të jetë hera e dytë që Ermira Mehmeti fillimisht ngrin e pastaj shkrin raportet me BDI-në. Para dy muajve, vetë deputetja më e njohur e BDI-së paralajmëroi largim nga kjo parti, kurse më pas vazhdoi aktivitetet e rregullta në radhët e subjektit më besnik politik ndaj VMRO-DPMNE-së.
Edhe pse e ka fshirë tekstin me të cilin njoftoi “ngrirjen” e raporteve me BDI-në, ajo ende nuk ka bë ndonjë paralajmërim në facebook për afri të mundshëm me BDI-në. Në ndërkohë ajo në fb është duke publikuar portrete  fotografi të “pikturizuara” të cilat ua sjellim më poshtë.