Skuadra e Renovës sërish do të përballet me një skuadër nga Shkupi, në kuadrin  e javës së dytë të sezonit pranveror. Pas pikës së fituar (1-1) kundër Rabotnckit në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, “gjipspunuesit” në derbin e javës së 20-të e presin Vardarin, shkruan gazeta Lajm.

Mbrojtësi i Renovës, Xhelil Abdullai pret ndeshje të vështirë kundër Vardarit, të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim prej orës 14:00.

“Të gjithë e dimë se ndaj Vardarit na pret një ndeshje shumë e vështirë, dhe për këtë arsye gjatë tërë javës jemi përgatitur maksimalisht. Edhe ne kemi skuadër me lojtarë kualitativ, prandaj nëse e japim të gjithë maksimumin besoj se tre pikët do ngelin në Tetovë”, shprehet mbrojtësi I Renovës, Abdullai.

Ndeshjen Renova-Vardar do ta referojë Aleksandar Stavrev nga Shkupi, me ndihmësit e tij, Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov po nga Shkupi. /lajm