Skuadra e Renovës, të shtunën, do të përballet me Pobedën si mysafir në Ohër. Mbrojtësi Xhelil Abdullai deklaron megjithë respektin për kundërhtarin, ata udhëtojnë për tre pikë.

“Do të jetë një lojë e vështirë. Kemi respekt për ekipin e Pobedes, edhe pse e dimë se ne jemi favor në këtë ndeshje. Besoj se nëse të gjithë e japim maksimumin, atëherë në Tetovë do të kthehemi me fitore”, deklaroi mbrojtësi i Renovës, Xhelil Abdullai. Takimi Pobeda-Renova do të luhet të shtunën me fillim prej orës 14:30 minuta, kurse do ta referojnë treshja nga Struga në krye me Jovan Kacevski, kurse atij do t’i ndihmojnë Aco Macevski dhe Razme Bakracevski.

Ndeshjet, java e 23-të)
(e shtunë, ora 14:30)

Pobeda-Renova
A.Pandev-Sileks
Shkëndija-Rabotnicki
Vardar-Shkupi
Mak.GJP-Bellasica

Renditja:Shkëndija 47, A.Pandev 39, Vardar 39, Shkupi 33, Rabotnicki 31, Renova 27, Sileks 24, Makedonija GJP 23, Bellasica 19, Pobeda 18 pikë.