Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë, Besart Abdurrahimi sipas të gjitha gjasave do ta braktis Lokerenin belg. Sic shkruajnë media belge, Abdurrahimi nuk bën pjesë në planet e skuadrës së tij dhe pritet të transferohet në Ligën e parë japoneze, te skuadra e Kashiva Rejsol që ka shprehur interesim për lojtarin shqiptar. 25-vjecari në Lokeren është nga viti 2014, ku u transferua nga Makabi Tel Aviv. Për Lokerennin ka luajtur 21 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola, ndërsa për Maqedoninë ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol, atë kundër Luksemburgut./lajm

Loading...