Rektori i UEJL Abdylmenaf Bexheti, vlerëson se Kosova në periudhën e ardhshme duhet fokusohet në zhvillimin ekonomik. Ai thotë se në bashkëpunimin rajonal, Kosova është një potencial i madh dhe këtë duhet ta shfrytëzojë Maqedonia për të thelluar bashkëpunimin

“Duke pas parasysh se është një shtet i ri dhe më i riu në Ballkan mund të themi se ka dimëensione zhvillimore në drejtim të duhur. Ka shumëçka ende për tu bërë por ka kaluar një rrugëtim me plotë sfida. Në aspektin ekonomik mund të themi se është shteti me normën ekonomike më të lartë të rritjes në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se kjo jep edhe shpresë ka edhe shumëçka për tu bërë. Në bashkëpunimin rajonal, Kosova është një potencial i madh” tha rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti për Lajm.tv në manifestimin e organizuar nga ambasada kosovare në Shkup me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Loading...