REÇICA E VOGËL DHE MONAKO

Reçica e Vogël është katund fushor, i cili graviton në Komunën e Tetovës. Pjesa më e madhe e këtij vendbanimi trajtohet si pjesë urbane dhe një pjesë e vogël zonë rurale. Reçica e Vogël ka një sipërfaqe sa të Monakos, ka mbi 1700 shtëpi dhe mbi 13000 banorë, afërsisht sa gjysma e banorëve të Monakos.

Monako është shteti i dytë më i vogël (nga madhësia) në botë, më i vogël se Monako është Vatikani. Monako është monarki dhe një ndër vendet me popullsi më të dendur. Gjithsej ka afër 30 mijë banorë.

Ja se çfarë ka lidhje ky krahasim?

Reçica e Vogël, lidhet me betejat më të përgjakshme të historisë më të re të shqiptarëve në Maqedoni, ngjarjet për fillimin e punës së Universitetit të Tetovës, mes qytetarëve shqiptarë vendës dhe pushtetit represiv, dhe zhvillimet pas konfliktit të vitit 201, mes vetë shqiptarëve, për pushtet!

Në Reçicë të Vogël është selia e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni deri më sot, BDI, e cila është në pushtet nga viti 2002 deri më sot (2018).

Reçica e Vogël është vendbanimi i miliarderit më të njohur shqiptar, Lazim Destanit.

Në territorin e Reçicës së Vogël janë të vendosur dy Universitetet e shqiptarëve në Maqedoni, UT dhe UEJL, dy shkolla të mesme, ajo e Mjekësisës dhe e Bujqësisë.

Por, Reçica e Vogël nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka as sot: SHKOLLË FILLORE!