Kardinali George Pell është burgosur për gjashtë vjet pasi u dënua për abuzimin seksual të
dy djemve në Australi.
Ish-arkëtari i Vatikanit është gura më e lartë katolike që është shpallur fajtor për vepra seksuale ndaj fëmijëve.

Pell abuzoi me djemtë e korit, në atë kohë 13 vjeç, në një katedrale në Melburn në vitin 1996. Kardinali 77-vjeçar mohon akuzat duke thënë se është i pafajshëm dhe do apelojë vendimin.

Në vendimin e së mërkurës, një gjykatës vendosi se kleriku kreu sulme seksuale të dhunshme ndaj dy viktimave.

Dënimi i tij ka tronditur Kishën Katolike, ku shërbeu si një nga këshilltarët më të afërt të Papës.

Pell mund të kërkojë lirimin me kusht pas tre vitesh e 8 muajsh.