Motrat e famshme Adelina dhe Zanfina Ismaili ka publikuar mendimin e  tyre në  rrjetin social në lidhje me atë, që ka ndodhur në “Kënga Magjike 2015”.

Rrallë herë bën postime në rrjetet sociale, por këtë herë Adelina ka vendosur që përmes një të tillë të urojë Aurela Gaçen për fitoren në edicionin e sivjetshëm të festivalit të Këngës Magjike.

“Të rrallë janë ata që lindin për ti ndryshuar mendjen hyjnive. Urime gjigante. Të admirova çdo frymëmarrje, Aurela Gaçe”, shkruan Adelina në faqen e saj.

Por, motra e saj, Zanfina nuk është e të njëjtit mendim. Ajo ka reaguar përmes një komenti, duke thënë se Flori Mumajesi e ka merituar fitore.