Mevlan Adili nuk është më futbollist i Shkëndijës. Klubi dhe futbollisti kanë firmosur ndërprerje të parakohëshme të kontratës, duke zyrtarizuar ndarjen 6 muaj para skadimit të marrëveshjes. Ka qenë vetë mbrojtësi 24 vjeçar që ka kërkuar largimin në mungesë të hapësirave për lojë dhe kryesia e klubit ka treguar mirëkuptim për situatën e krijuar në kushte kur qendra e mbrojtjes duket e garantuar për dy futbollistë me status reprezentuesish.

Të gjithë në KF Shkëndija vlerësojnë kontributin e Mevlan Adilit në fanellën kuqezi, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

“Faleminderit KF Skëndija, faleminderit Tetova dhe faleminderit Ballistët. Një falënderim i madh shkon deri tek vëllezërit, bashkëlojtarët e mi, të cilët ishin gjithmonë ishin afër meje dhe treguan shumë respekt për mua. Kisha nderin të jem pjesë e kësaj gjenerate të cilët jo vetëm se fituam dy titujë, por edhe dolëm faqebardhë dhe të nderuar! Ju uroj shëndet dhe inshaAllah këtë vit ju plotësohet dëshira e madhe të hyni në grupe të Champions League ose Euorap League!”, ka shkruar Adili në llogarinë e tij në fb.

Ndërkohë, për mbrojtësin Adili kanë shprehur dëshirë klube nga Shqipëria si Laçi e Kamza.