Mevlan Adili vazhdon karrierën në Lituani. Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar me Zalgiris, nënkampion i këtij vendi.

Lajmi konfirmohet nga vet futbollisti.

“Po, kam nënshkruar me Zalgiris. Kontrata është tre vjecare”, ka thënë shkurt Adili për Lajm.

Adili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës, ndërsa ka edhe përvojë ndërkombëtare duke luajtur në Rumani për UTA Arad./foto;infosport.mk/