Një adoleshtente saudite që iku nga familja e saj dhe nuk pranoi të largohej nga një hotel në Bangkok, është shpallur refugjate e ligjshme nga OKB, thotë qeveria australiane.Rahaf Mohammed al-Qunun, 18 vjeç, nuk pranoi të hipte në një fluturim nga Bangkoku në Kuvajt të hënën dhe u mbyll në dhomën e hotelit të aeroportit.Ajo tha se kishte frikë se familja e saj do ta vriste atë për heqjen dorë nga Islami.Agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara e ka referuar rastin e saj në Australi për rivendosjen e mundshme.Në një deklaratë të shkurtër, Departamenti i Punëve të Brendshme i Australisë tha se do ta “ekonsideronte këtë referim në mënyrën e zakonshme”.“Qeveria nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm mbi këtë çështje,” tha Departamenti i Punëve të Brendshme i Australisë.Babai dhe vëllai i zotit Mohammed al-Qunun kanë mbërritur në Tajlandë, por ajo nuk pranon t’i shohë ato.Heqja dorë nga islami e njohur si apostazi, dënohet me vdekje në Arabinë Saudite.Zyrtarët tajlandezë të emigracionit kishin thënë fillimisht se ajo duhet të kthehej në Kuvajt.Zyrtarët në Australi kanë lënë të kuptohet se kërkesa e saj do të pranohet.“Nëse ajo zbulohet të jetë një refugjate, atëherë do të japim një konsideratë shumë serioze për një vizë humanitare”, tha ministri i shëndetësisë Greg Hunt për agjencinë e lajmeve ABC përpara se të bëhej publik vendimi i OKB.Mohammed a-Qunun ndau dhjetëra postime për rastin e saj në mediat sociale, duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Loading...