Adrian Gaxha për shumë vite ka qenë në listën e ngushtë të këngëtarëve më të pëlqyer shqiptar. Që nga dalja e parë në skenë ai u bë senzacion, shkruan “Kosovarja”.

Djali që erdhi me stilin “alla Tarkan”, ka ndryshuar vit pas viti, edhe sa i përket paraqitjes së jashtme, por edhe sa i përket stilit të muzikës.

Adrian Gaxha vazhdon të jetoj në Shkup bashkë me prindërit e tij. Ata jetojnë edhe me tre qen, që për Adrianin janë dashuri në vete, shkruan “Kosovarja”.

Por, a kujdeset vetëm Adriani për ta? Në fakt, këtë detyrë shpesh e kryen edhe nëna e tij./Kosovarja/