Adrola Dushi ka emocionuar të gjithë me një postim dedikuar të birit.

Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, përmes së cilës i kushtoi fjalë zemre të birit, shkruan lajmi.net.

“I kërkova Zotit të më dërgonte një mashkull që do të më donte përgjithmonë, ai më dha një
djalë”, ka shkruar ajo.

Pas këtyre fjalëve, ajo ka postuar edhe disa imazhe, në të cilat shfaqet duke përqafuar djalin.

Kujtojmë që Adrola Dushi është njëra prej modeleve më të njohura shqiptare, e cila aktualisht po jeton dhe vepron në SHBA.