Në një intervistë për portalin INA, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, mes të tjerash pyetjes për ndryshimet kushtetuese i është përgjigjur kështu.
Gashi: Siç e thashë më parë, ne jemi në qeveri për këtë arsye dhe prandaj do i qëndrojmë besnik procesit deri në fund. Për neve përfundimi i këtij procesi është jetik për interesat shqiptare. Ne gjykojmë se akti më i lartë patriotik shqiptar në Maqedoni sot është anëtarësimi në NATO. Kjo ka qenë edhe këshillë e Tiranës dhe Prishtinës, ndërsa është një proces për të cilin janë thellësisht të interesuar SHBA-të. Këto janë kthesa kur ne nuk guxojnë të jemi të pavëmendshëm dhe joseriozë. Shqiptarët në NATO, pra jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por të gjithë shqiptarët, ky është detyrim kombëtar, që kështu ta shkërmoqim ndikimin antiamerikan dhe antishqiptar në rajon.