Dashurinë që keni si mund ta përkufizosh?

Dashuria është arsyeja që ushqen jetën tonë, është ai sentiment fondamental që na bën të përballemi me çdo vështirësi. Dashuria është një ndjenë dhe universal, nuk është vetëm ajo mes një burri e një gruaje. Është ajo ndjenja madhore që çon botën përpara. Unë jam e dashuruar me gjithçka të bukur, prandaj ndihem e lumtur.

I nënshtrohesh një regjimi të rreptë për qenë gjithnjë e bukur?

Mendoj së bukuria s’ka asnjë sekret, pasi kush është i bukur duket që është. Ndërkohë për t’u mbajtur e bukur nuk është e lehtë. Ekzistojnë shumë rregulla të rrepta të përditshme dhe shumë privime, pra një jetë prej murgeshe. Konsumoj ushqim të lehtë e të shëndetshëm, sport, fitness dhe aktivitete të tjera fizike. Jo alkool e jetë nate. Dhe sigurisht gjithë kozmetika antike e nënës sime me përmbajtje natyrore dhe organike. Janë të shumta e do të duhej një libër i tërë për t’i renditur këtu. Po ju them njërën recetë, me të cilën ushqej fytyrën. Vaj ulliri, mjalt dhe limon. Këtë maskë e vendos në fytyrë për dy orë tre herë në javë.

Çfarë pëlqejnë kompanitë në pamjen tënde, tiparet që i cilësojnë unike?

Mendoj se janë të shumta arsyet që jam e pëlqyer dhe marrë oferta pune prej tyre. Për shembull linja e trupit, eleganca në mënyrën si sillem, mënyra e të ecurit, ekspresiviteti i fytyrës, energjia, dinamizmi e shdërvjelltësia që trasmetoj, etj. Po pika më e fortë e imja është fytyra ime, sytë. Harmonia e tipareve dhe sigurisht ekspresiviteti i syve të mi.

Ti vetë ndihesh aq e bukur, sa për të mos ndryshuar asgjë në pamje?

Më pëlqen vetja kështu siç jam. Ardhuroj këtë profesion që bëj, por nuk jam e fiksuar. Kuptoj fort mirë që bukuria nuk ka përsosmëri e fund, po mua më pëlqen vetja dhe jam e kënaqur me të. Falënderoj natyrën dhe nënën time, që më ka bërë të bukur. Tani për tani nuk do ndryshoja asgjë në pamjen time, në të ardhmen s’e di.