Kampioni i Maqedonisë në futsall, Zhelezarec sot e nis aventurën e tij në elitën e më të mirëve në futsallin europian. Kundërshtar i parë i kampionëve të vendit tonë është ekipi italian, Pescara që është organizator dhe favorit i turneut për tu renditur në Final Four në futsall-kupën e UEFA-s.
Kjo ndeshje e parë do të luhet në kuadër të grupit G të fazës kryesore, pasi para një muaj e gjysmë Zhelezarec shënoi sukses historik në Bratisllavë. Për Zhelezeracin luajnë edhe dy shqiptarë, Ferid Agushi dhe Taulant Ismaili.

“Ata janë favorit sepse në ekip kanë 5 brazilian, tre arhjentinas dhe disa lojtarë nga reprezentacioni i Italisë. Për ne kjo ndeshje është si cerekfinale e ligës së kampionëve. Jemi në grup me Tulpar nga Kazakstani dhe Hale Goik nga Belgjika, pra një grup i vështirë. Çdo pikë e fituar për ne është sukses i madh. Do të tregojmë se jo rastësosht jemi në këtë fazë”, thanë për “Lajm”, dyshja shqiptare e Zhelezarecit, Agushi dhe Ismaili.

Ndeshja Pescara-Zhelezarec fillon në ora 20:00./lajm