Me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas, Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar nënat shqiptare për festën e 8-marsit.
“Nëna shqiptare është arkitekte e shoqërisë tonë. Përjetësisht mirënjohës” , ka shkruar Ali Ahmeti. Edhe pse partia e tij mban emër integrues, Ahmeti nuk ka uruar nënat e nacionaliteteve tjera, për shembull maqedonaset, turet, serbet, romet, ose torbeshet.
Më poshtë në këtë tekst na është përvjedhur edhe një video e Fijat Canovskit, të cilën nëse keni kohë mund ta shikoni, sepse nuk është shumë e gjatë.