BDI dhe kryetari i saj Ali Ahmeti, permes disa lidhjeve ne Kosove i ben thirrje Gjeneral Gezim Ostrenit, deputetit Zylfi Adili dhe disa strukturave te ish UÇK-se qe te kthehen ne radhet e BDI-se.

Lideri i BDI-se eshte ne gjendje te shkarkoje nga te gjitha funksionet Musa Xhaferin, Abdylaqim Ademin, Fatmir Besimin, Artan Grubin, Xhevat Ademin, Sadulla Durakun, Beqir Asanin, Ruzhdi Laten, Ramiz Merkon dhe te tjere funksionare per te mundesuar rikthimin e Gjeneral Ostrenit dhe Komandant Qufes.

Nga kabineti i Gjeneralit dhe strukturave te UNITETIT, pergjigja ka qene: Keta funksionare qe i permend BDI-ja asnjeher nuk kane qene strukture e BDI-se dhe me se paku te Ali Ahmetit. BDI-ja dhe Ali Ahmeti asnjeher nuk do mundet t’i pastrojn rradhet e tyre nga ky virus.

Keta njerez jane satelit te deleguar nga sherbime dhe qarqe anti-shqiptare. Jane po ato sherbime qe i kontrollojne keta njerez dhe i mbajne aktiv ne skenen politike shqiptare me preteks dhe mision te shkatrimit te çdo vlere shqiptare ne shoqeri.

UNITETI, veprimtarine e tij do ta koncentroi drejt bashkimit te te gjitha subjekteve politike, kulturore, sociale, ekonomike, joqeveritare, shkencore, rinore, studentore … si te vetmen garanci per ndryshime radikale te Maqedonise, nga nje shtet unitar ne shtet qytetar dhe funksional.

E gjithe kjo, do te varet nga vullneti i mire i shqiptareve dhe jo nga vullneti i VMRO-se siç deklaron BDI.

Sot eshte mundesia qe te nxjerrim ne siperfaqe kapacitete dhe vlera te mirefillta nga mesi i shqiptareve si dhe te mbeshtesim edhe metutje Prokurorine Speciale per te ndeshkuar kriminelet dhe bandat mafioze ne vend.

Ky lloj i veprimit eshte indikacion pozitiv qe deshmon se fillon te ngrihet vetedija politike dhe qytetare tek shqiptaret e Maqedonise. /albeu.com

 

Loading...