Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot në mëngjes ka nisur nderimet për flamurin kombëtar shqiptar në qendrën përkujtimore, Nëna Shqiptare, transmeton TetovaSot.

Ashtu si njoftuan paraprakisht nga BDI-ja, kjo parti sot do të ndërpretë aktivitetet e saja gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit, për nder te ditës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Me këtë rast nga lideri i BDI-së dhe drejtuesit e kësaj partie do të bëhen një mori vizitash historike përkujtimore për përkujtimin e kësaj date të rëndësishme për shqiptarët.