Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sërish ka instistuar që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 24 prill.

Sipas tij,zgjedhjet duhet të mbahen në prill pasi Maqedonia përballet me sfida të tjera sikurse kriza me refugjatët nga Lindja e Mesme, por edhe për shkak të Samiteve në verë të BE-së dhe NATO-s.

Ai madje ironizoi kërkesën e opozitës për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve për sjellje si të fëmijëve të lazdruar.

“Do ketë zgjedhje me 24 prill, nuk do të ketë zgjedhje në 24 prill. Nuk do të ketë zgjedhje sepse kërkon opozita! 24 prilli është datë që është negociuar, biseduar, debatuar, tre ditë radhazi në prezencë të komunitetit ndërkombëtar, zotit Han, ambasadorëve të SHBA dhe BE, përfaqësuesit special të bashkimit evropian, katër partive politike parlamentare në vend dhe të gjithë jemi dakordua.Për të bërë ndryshim, sërish duhet të ulen po ato forca politike që kanë legjitimitetin dhe legalitetin për të ndryshuar atë që e kanë vulosur me 15 korrik se përndryshe do bëhemi si fëmijë të çerdhes së lazdruar, kujt si ti kujtohet, hyn e dil Isuf Qamil”, deklaroi Ali Ahmeti, BDI.