Nuk ka përbuzje më të madhe për Kulturën shqiptare në Maqedoni se sa atë ta promovojë Bujar Osmani, një ish ministër në qeverinë e Nikolla Gruevskit, që zyrtarisht është i dyshuar për korrupsion nga Prokuroria Speciale Publike. Kjo paraqet kulmin e bastardimit dhe baltosjes së kulturës shqiptare në Maqedoni, e jo promovim të saj.
Aq më pak i ka hije një virtuozi si Shkëlzen Dolli të ulet afër një ish ministri të Gruevskit, që tani dyshohet për korrupsion.
Nëse Shkëlezen Dolli ka respekt të vërtetë për Kulturën shqiptare, e jo vetëm respekt material, duhet të dalë dhe publikisht të distancohet nga ky gabim që ka bërë.
Nëse nuk e ka ditur, ja po i përsërisim edhe një herë, të nderuarit Shkëlzen Dolli: Bujar Osmani ka qenë ministër i shëndetësisë në qeverinë e Nikolla Gruevskit, qeveri që për kulturën shqiptare në Maqedoni nuk ndante as një për qind nga buxheti i përgjithshëm për kulturë. Osmani për momentin është zyrtarisht i dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike se ka keqpërdorë pozitën zyrtare, gjatë kohës sa ka qenë ministër i shëndetësisë në qeverinë e Gruevskit.

Nëse kjo nuk i mjafton, si shkas të distancohet nga evenimenti ku ishte bashkëpjesëmarrës me Bujar Osmanin, atëherë hapet dilema se sa ka respekt Shkëlzen Dolli për shqiptarët e Maqedonisë, që vuajtën dhe pësuan aq shumë gjatë qeverisjes VMRO-BDI.
Fundja edhe nëse nuk ka respekt ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, një distancim të tillë duhet ta bëjë si shenjë respekti ndaj veprës së vetë, sepse është e paparamendueshme që një artist i kalibrit të Dollit

Kjo vlen edhe për Skender Hasanin. Nëse drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, ka ndërmend të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme si deputet i BDI-së, nuk është mirë që këtë qëllim ta arrijë duke përbaltur kulturën shqiptare. Është njerëzore të dalë si burrë para opinionit, të japë dorëheqje nga posti i drejtorit në këtë institucion dhe të promovojë hyrjen në politikë. Nuk ka asgjë të keqe, kur punët bëhen në mënyrë transparente, aq më tepër kur Hasani është më i mirë se gjithë deputetët që i ka BDI-ja për momentin.
Mirëpo nuk i ka hije drejtori të një institucioni aq të rëndësishëm kulturor, që na e la amanet Arbër Xhaferi, ta quajë kryetar të shqiptarëve partnerin më besnik që kanë pasur Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkovi. Aq më pak i ka hije të ulet përkrah një ministri të dyshuar për korrupsion, si Bujar Osmani. Nëse ai mund ta përpijë një gjë të tillë, ne nuk duhet ta lejojmë.(Hazbi Xhemaili)

Loading...