Lëvizja Eco Guerilla dhe Lëvizja Nëna dhe Fëmija reagojnë për ndotjen alarmante në 3-4 ditët e fundit ku niveli i grimcave PM10 ka tejkaluar nivelin e lejuar 4 herë, duke kaluar kufirin mbi 195 m/3. Si duket Komuna e Tetovës nuk ka asnjë ide se si ta ulë nivelin e ndotjes! Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, Komuna e Tetovës ka mundur të angazhojë ekspertë të jashtëm që të bëjnë vlerësimet se përveç Jugohromit si ndotës më i madh që ishte, identifikimin e faktorëve tjerë që e ndotin ajrin dhe sipas asaj çfarë masash duhet të ndërmerren. Në vend që Komuna të harxhojë para për punësime të reja, edhe ashtu me administratën më të mbingarkuar në Maqedoni, për seminare, për udhëtime, koncerte, ndihma financiare jotransparente financat ka mundur t’i orientojë në zgjidhjen e këtij problemi me të cilin po ballafaqohet ky qytet.
Rrugët e Tetovës asnjëherë nuk kanë qenë më të papastruara nga bora. Përveç rrugëve kryesore, rrugët tjera ne qytet nuk janë paprekur. Si pasojë kemi mbi 150 raste të lëndimeve trupore të paraqitura në spital.
Nëse jeni të paaftë të ballafaqoheni me këto probleme atëherë jepni dorëheqje.
Edhe pse kemi kërkuar transparencë për raportet financiare për punën e Komunës, Kryetarja Arifi na drejtoi të vizitojmë web faqen e Ministrisë së Financave. Ne kërkojmë që Komuna dhe Kryetarja Arifi komunikimin dhe raportimin ndaj qytetarëve ta bëj në mënyrë direkte, pa ngatëruar qytetarët nëpër labirinthet e ministrive. Ditët e fundit përfolet për keqpërdorime të mëdha financiare dhe jotransparencë. Prandaj që të mos krijohen keqinterpretime të mundshme, në të mirë të qytetarëve dhe vet komunës, ne kërkojmë që të bëhet revizion i pavarur për të parë gjendjen reale në detaje, ku qytetarët e Tetovës do të informohen hapur se sa borxh ka Komuna, kujt i ka borxh, pse i ka dhe në cilën kohë është bërë ky borxh. Llogaridhënia para qytetarëve dhe përgjegjësia para ligjit duhet të jetë mbi të gjitha.

Loading...