Akademia e Futbollit Shqiptar në Zurich të Zvicrës që udhëhiqet nga emri i mirënjohur, trajneri Bekim Ameti, tashmë është e njohur për prodhimin e talenteve të reja shqiptarë kudo në Europë.
Megjithatë, së fundmi kjo Akademi është bërë qendër e specializuar për rritjen, trajnimin, zbulimin e futbollistëve premtues të etnive të tjera.


Aty kanë filluar të stërviten malazez, afrikanë e të tjerë, duke bërë që kjo Akademi në të ardhmen do të bëhet furnizuese për skuadra të mëdha dhe reprezentacione të ndryshme të futbollit.
Trajneri Bekim Ameti po bën një punë kolosale, duke dhënë maksimumin për të zbuluar talente të tillë. Ai po përkujdeset te talentet, duke filluar nga edukimi dhe duke përfunduar te futbolli.


“Po është shumë e vërtetë se nga Akademia jonë po dalin shumë talente dhe nga këtu po i marrin reprezentacionet e ndryshme. Psh Din Reković që është ftuar nga Mali i Zi, Atdhe Mazari është pjesë e U19 të Shqipërisë, Besjan Agaj te Kosova. Kemi edhe të tjerë: Ali Asani (Maqedonia), Ron Sinani (Shqipëria), Saranda Hashani, Mirela Jakupi, Vildan Uka, portier, dhe i mirënjohuri Taulant Seferi. Por edhe edhe shumë talente të tjerë që luajnë nëpër klube profesionale: Grasshopers, FC Zürich, St Gallen, FC Lucern, FC Ëinterthur. Në Akademinë tonë janë edhe dy të rinj nga Afrika që luajnë për Zvicrën, Yuel Amanuel, Adil Alleheri dhe Martia Piemonte, të cilin e kam sjell nga Sevilla te AS Roma”, deklaroi trajneri Bekim Ameti, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, i cili ka thënë se Akademia e tij është një vend ku lindin ëndrrat.

Loading...