Ditë më parë në Gjenevë të Zvicrës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës është organizuar një event i veçantë, në të cilin kanë marrë pjesë njerëz po të veçantë, si ish-kapiteni i Kombëtare, Lorik Cana dhe humanisti kosovar, Halil Kastrati, shkruan gazeta Lajm.

Këta të fundit e bën edhe më madhështore eventin që pati karakter human.

 

Trajneri i Akademisë së futbollit shqiptarë në Zvicër, Bekim Ameti, gjithashtu ka qenë i pranishëm, duke ndarë 2700 ch dhe 60 euro për bamirësi. Këto të holla ai kishte mbledhur nga prindërit e fëmijëve që ushtrojnë në Akademinë e tij në Zurich, shkruan Lajm.

 

“Misioni u krye. Amaneti, sadakat e prindërve dhe të talenteve të futbollit shqiptar për Jetimët që kanë nevojë shkoi në vend të sigurt. I falënderojë të gjitha prindërit, të gjithë talentet e futbollit dhe me respekt shumë të madh falënderojë edhe kapitenin tonë të respektuar, Lorik Cana, Hoxhën Halil Kastrati edhe DPSC Développement De Projets Socio-Culturels për këtë organizim. Inshalla Zoti gjithëve na ndihmoftë dhe te gjithë shqiptarët të bashkuar i pafsha. Tash ecim para. Me punë, me ushtrimet, me ndihmën time për ti kompletuar talentet e futbollit që të jenë sa më të kompletuar me të gjitha elementet e futbollit profesional. Të faleminderit Lorik Cana për çdo mbështetje të Akademisë dhe Talenteve Shqiptar të futbollit”, ka shkruar trajneri i Akademisë së Futbollit Shqiptarë në Zvicër, Bekim Ameti në fb e tij. /lajm

Misioni u kry ? amaneti sadakajat ☝️ ? e prindrve dhe të Talentave te Futbollit Shqiptar per Jetimat per nevoj shkoj ne vend te sigurt ? prandaj i falemenderoj te gjitha prind , te gjith Talentat e Futbollit dhe me Respeckt shum te madh falemenderoj edhe kapitenin ton te respektuar Lorik Cana , Hoxhen Halil Kastrati edhe DPSC Développement De Projets Socio-Culturels per këte organizim Inshalla Zoti gjithve na ndihmoft dhe te gjith Shqiptaret te bashkuar i pafsha ???Tash ecip para ?‍♂️?‍♂️?‍♂️⚽️? me pun me ushtrimet me ndihmen time për ti kompletuar Talentat e Futbollit që të jen sa ma të komletuar me të gjitha elementet e Futbollit Profesional ⚽️?✅ te faleminderit Lorik Cana per xhdo mbështetje te Akademis dhe Talentave Shqiptar Te Futbollit ???⚽️

Gepostet von Bekim Ameti am Sonntag, 17. Februar 2019