Pas Luftës së Dytë Botërore, në pjesën jugore të Jugosllavisë së atëhershme, në atë truall që historikisht është quajtur Maqedoni, kishte ndodhur, si të thuash, një konfuzion i cili urgjentisht do duhej të zgjidhej. Problemi ka qenë sepse një grusht sllavë mbetën as andej as këndej dhe ende nuk kishin një emër, apo identitet, ose më saktë, ata e dinin se kush në të vërtetë janë dhe që me dëshirë do donin të deklaroheshin si bullgarë, por rrethanat nuk i lejonin, sepse dikush tjetër e caktoi fatin e tyre. Elita e kuqe e Beogradit, në fakt, jo se merakosej shumë për ata, por brenga e tyre ishte se, nëse atij vendi do t’i kthehej sërish emri i saj i hershëm, atëherë kujt do t’i takonte të jetë zotëruesi i saj. Atëbotë, jo vetëm gjendja demografike, por edhe të gjitha numrat tjerë tregonin qartë se ajo tokë u përkiste pronarëve shekullorë, pra shqiptarëve. Këto gjëra, smirëzinjtë komunistë, i kishin nuhatur disa vite më parë, andaj kishin filluar përgatitjet për sajimin e një populli të ri, që më pas do të ishte halë në sy për ne dhe popujt tjerë fqinj. Ata, duke i quajtur maqedonë, bënë disa akte barbare që mund të krahasohen me qyqet.
Mirëpo për dallim nga qyqet e vërteta, që shfrytëzojnë çerdhet e të huajve, ai fis etnikisht i përzier, në kohën e monizmit diktatorial, u përpoq të ndërtojë një komb por me baza të vjedhura: shqiptarëve ilirikë vendin, grekëve një pjesë të historisë dhe bullgarëve gjuhën /kulturën.
Mirëpo komoditeti i tyre nuk do të zgjas aq shumë. Kjo është duke u vërtetuar kohët e fundit. Edhe tash kur mendojnë se pas marrëveshjes me Greqinë gjithçka ka marrë fund, harrojnë se kanë edhe shumë punë për t’i realizuar ëndrrat e tyre.
Çështja e radhës është Bullgaria, madje kjo do të jetë pengesa më e madhe. Sepse ajo kurrë nuk do ua pranojë gjuhën, heronjtë dhe gjithçka rreth kulturës së tyre. Dhe ky qërim hesapesh duhet të ndodhë këto muaj, para se të vendoset anëtarësimi në NATO.
Kërkesa kapitale e Bullgarisë do të jetë marrja e pjesës që i takon, e me këtë edhe rikthimin e vëllezërve të tyre në origjinë.
Ky akt, në fakt do të jetë sebep që Madeqedonia të ndahet, do të jetë si një vijë e Teodosit.
Kjo do të jetë e dhimbshme për qyqet, por aq më shumë për mercenarët e çakërdisur shqiptarë.
S’kemi çka ju bëjmë. Ata vetë janë duke i nxjerrë sytë e tyre. Në vend se të bëhen më koshientë dhe ta pranojnë realitetin, të cilin sado pak mund ta përdorin si shpëtim nga një fije kashte, përkundrazi nxjerrin disa akade(mykë) dhe pa fije turpi thonë se shqiptarët në Maqedoni janë 16 %..!
Kjo tregon qartë se ky popull nuk bëhet.
P. S.
Të gjithë e kërkojnë “hakun” e tyre dhe bëjnë çmos për këtë. Vetëm Shqipëria jonë rri e heshtur. Ata vazhdojnë të jenë besnikë ndaj qëndrimeve berishiste të vitit 1992, e që Shqipëria ishte ndër të parat vende që e pranoi Republikën e Maqedonisë si shtet (rahmet pastë!).
L. A.

Loading...