Futbollistët e Shkëndijës do të vazhdojnë të qëndrojnë në pushim deri ditën e shtunë, pasi të dielën nisin përgatitjet dimërore. Grumbullimi i parë është caktuar në orën 10:00 në zhveshtoret e klubit te objekti pranë stadiumit të vjetër të qytetit, ndërsa pas mbledhjes dhe njoftimit të futbollistëve me planin e përgatitjeve nga ana e stafit teknik në krye me trajnerin e ri Bruno Akrapoviç, ekipi do të zhvillojë seancën e parë stëtrvitore. Ditët e para si zakonisht do të jenë të rezervuara për kontrollet dhe testet medicinale. Prej 14 deri më 20 janar është paraparë ekipi të qëndrojë në  një lokacion të përshtatshë në Maqedoni (Strugë apo Ohër, do të vendoset brenda javës), ndërsa pas rrikthimit në Tetovë dhe qëndrimit 4 ditor, më 24 janar skuadra do të udhëtojë për në Antalia të Turqisë ku do të qëndrojë deri më 10 shkurt. Përveç seancave të rregullta stërvitore, në Turqi ekipi do të zhvillojë edhe disa takime kontrolluese me ekipe cilësore që gjithashtu do të qëndrojnë në këtë qendër. – See more at: http://www.kfshkendija.com

Loading...