Një zog ka bërë që ky avion pasagjerësh të pësojë një çarje gjatë fluturimit.

Charteri “EgyptAir” mbeti në tokë për 21 orë pas incidentit, deri në zëvendësimin e pjesës së dëmtuar. Me gjithë dëmtimin avioni me 71 pasagjerë në bord mbërriti nga Kajro në Londër pa asnjë problem.

Fotografitë e dëmtimit të avionit shfaqin një vrimë të madhe në avionin “Boeing 737-800” dhe gjakun e puplat e mbetura në të. Fotografitë janë publikuar në rrjetet sociale nga Amir Hashim, specialist pranë “Egypt Air”, shkruan Lajmi.net.

Shpeshherë përplasjet e zogjve me avionët janë bërë shkak për ngjarje me pasoja tragjike për jetën e njerëzve.