Tre persona kanë vdekur dhe një është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën e Duhlës.

Për klankosova.tv e ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes Shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal të Prizrenit, Afrim Syla.

“Nga aksidenti janë tre viktima, ende të paidentifikuar, ndërsa i lënduar është një person. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture Golf 7.


Shoferi i kamionit është në tretman mjekësor me urdhër të Policisë. Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet emergjente”.

Viktimat janë shoferi i veturës dhe dy pasagjerët.