Me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe vendim të Gjykatës Themelore të Shkupit, u shqiptua arrest shtëpiak për tre punonjës të kontrolli teknik Auto Moto Lidhja Gostivar. Paraprakisht prapa grilave në burgun e hetues të Shutkës përfunduan pronari i Durmo Turs Durmish Beluli, udhëheqësi i kontrollit teknik dhe shoferi pjesëmarrës në aksident. Gjashtë të dyshuarit e parë ndiqen penalisht për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në Komunikacion”. Pika e nenit 300 të Kodit Penal, e cila u ngarkohet të dyshuarve, parasheh së paku 4 vite dënim me burg për secilin nga të dyshuarit. Nga Prokuroria thonë se do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit. Një ditë më parë nga Prokuroria zbardhën se shpejtësia dhe frenat e parregullt kanë shkaktuar aksidentin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona.