Një autobus i linjës Shkup – Tetovë para pak çastesh është aksidentuar duke dalë nga autostrada, shkruan gazeta Lajm. Raportohet se autobusi me dhjetëra udhëtarë ka përfunduar jashtë rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Qytetarët po mundohen t’iu ndihmojnë udhëtarëve të lënduar, ndërsa raportohet se në terren po mbërrijnë edhe auto ambulancat. Autobusi ka humbur kontrollin në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup – Tetovë./Gazeta Lajm

Loading...