Një autobus ka dalë nga rruga dje pasdite në rajonin e Guontanamo në Kubë, duke lënë së paku 7 të vdekur, ndërsa 33 të tjerë janë plagosur.

Mediat kubane kanë bërë me dije se në bordin e autobusit udhëtonin edhe së paku 22 shtetas të huaj. Autobusi udhëtonte nga Baracoa drejt Havalas. Ende nuk është bërë me dije identiteti i viktimave dhe kombësia e tyre.

Loading...