Bashkëshorti i Mbretëresh Elizabeth është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor. Mediat britanike shkruajnë se Duka i Edinburgh është përfshirë në një aksident teksa “Land Rover-i” që ai drejtonte është përmbysur në autostradën A14, por shpëtoi vetëm me dëmtime të lehta.

Pas aksidenti ai ishte i shokuar dhe është ndihmuar për të dalë nga makina. Pasi ka dalë gjëja e parë që ai ka thënë ishte: “A janë të gjithë mirë?”.

Për fat të mirë edhe personat që ndodheshin në makinë tjetër nuk kanë pasur dëmtime serioze.

Ndërkohë, policia britanike po heton rolin e Dukës në aksidentin e ndodhur, për të zbuluar shkaktarin e këtij aksidenti.