“Eskorta e kryeministrit Edi Rama është përplasur sot me një trajler në aksin Gosë-Rrogozhinë”, ky është pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili teksa i referohet mesazhit të “qytetarit dixhital”, qe njofton per aksidentin e ndodhur, duke postuar edhe foto nga vendi i ngjarjes.

“Eskorta e tij është përplasur sot me një trajler në aksin Gose-Rrogozhine.”, shkruan Berisha duke cituar “qytetarin dixhital”, teksa nuk lë pa shtuar se: “I ka kapur paniku , po e ndiejnë fundin e tyre”.