Prokuroria e Kavadarit deri te Gjykata e Negotinës ka ngritur aktakuzë për ish kryetarin e Negotinës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Prokuroi publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike sot deri te Gjykata e Negotinës ka dorëzuar propozim për ndjekje penale ndaj të akuzuarit i cili ngarkohet për vepër të kryer penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve’”, bëri të ditur sot Prokuroria publike e RM-së.

Prokuroria ka vërtetuar se i akuzuari në periudhën kohore prej vitit 2014 deri 2017, si person zyrtar- kryetar i Komunës së Negotinës ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare me qëllim për të punësuar në komunë, katër nëpunës shtetëror për përfitime të mëdha pronësore në vlerë prej 694.583 denarë.

Siç qëndron në kumtesë, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për marrëdhënie pune, Ligjit për nëpunës shtetëror, Ligjit për nëpunës administrativ dhe Marrëveshjes kolektive për organet shtetërore, gjyqësore dhe pushtetit lokal në Maqedoni ku është paraparë se puna jashtë orarit mund të zgjas më së shumti tetë orë gjatë një jave dhe më së shumti 190 orë një vit, me çka shtesa për rrogën jashtë orarit të jetë në vlerë 35 për qind nga vlera e pagesës bazë të përllogaritur për orë.

I akuzuari e ka kryer veprën penale dhe ka dëmtuar buxhetin e Komunës, me atë që ka nënshkruar të punësuarve në komunë t’u paguhet më shumë se 190 orë në vjet punë jashtë orarit edhe atë për 40 për qind për orë, pa mos pasur ndonjë raport apo ceritifkim arkivor të rregullt”, thonë nga Prokuroria.

Loading...