Deri në karrigen e fundit është mbushur salla më e madhe e gjykatës Penale në ndërtesën e re të Gjykatës Penale në Shkupku ne secilin moment duhet të shqiptohen aktvendimet për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

Numër i madh i ekipeve mediatike, familjarë dhe të akuzuar si dhe policë e kanë mbushur vendin në gjykatë. Të akuzuarit të cilët një numër i madh gjenden në paraburgim, janë sjellur në gjykatë, ndërsa para pak çasteve ka rritur edhe Këshilli gjyqësor.

Aktvendimi do të shqiptohet për 17 persona, ndërsa 15 të tjerë ishin amnistuar.

Të akuzuar janë: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durlovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vllatko Trajkovski dhe Uillijam Mihajlovski, të cilët akuzohen se kanë bërë  vepër penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.