Aktorja e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, ka pozuar me një flamur shqiptar, ndërkohë që qëndron mbi njëndenjëse (divan) në shtëpinë e saj në Staten Island, NY.

Kjo fotografi është postuar në rrjetin social Facebook, disa ditë para 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe nuk ka ndonjë sqarim me çfarë rasti, kush dhe kur është bërë ajo.

Megjithatë, fotografia e postuar në rrjetin social Facebook me aktoren e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, një ishull ku jetojnë aktualisht edhe një numër i madh i emigrantëve shqiptarë

Ajo është një emër i njohur në televizionin amerikan, por deklaron gjithmonë e më shumë se është shqiptare dhe krenare për origjinën e saj është Drita D’Avanzo.

Aktoria shqiptare Drita Drvanzo3

Drita ose bukuroshja me origjinë shqiptare një gjë të tillë nuk ka për herë të parë. Tre vjet më parë ajo ka deklaruar për gazetën Bota sot, se ndjehet krenare për rrënjët e saj, deklaratë e bërë në “Times Square – New York ditën kur ajo u bashku me mijëra shqiptarë për t’u bërë pjesë e festimeve madhështore më 28 nëntor 2012. Në mesin e tyre, Drita festonte njëlloj si të gjithë shqiptarët e tjerë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ndoshta ka qenë dhe pika më kulmore e saj në pjesëmarrjen në 28 Nëntor së bashku me shqiptarët në një eveniment publik  në mes të sheshit Times Square.  Drita si fillim kërkoi të pozojë, duke mbajtur një flamur shqiptar në momentet kur po filmohej nga televizionet dhe po fotografohej nga fotografët amerikanë të gazetave dhe revistave më prestigjoze në SHBA.

Duke folur posaçërisht për gazetën Bota Sot, Drita tha se: “Sot unë kam pasur privilegjin të ndjek së bashku me mijëra shqiptarë në sheshin Times Square këtë festim madhështorë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jam më se e lumtur të shoh së bashku me ju Rrënjët Shqiptare dhe trashëgiminë e kombit tim edhe në këtë shesh të famshëm. Përfitojë nga ky rast t’jua uroj të gjithë shqiptarëve “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”, u shpreh tre vjet më parë aktorja e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare, Drita D’Avanzo.

Aktoria shqiptare Drita Drvanzo

Më tej ajo vijoi duke thënë, se sipas saj, “ky është një moment i paharrueshëm për të treguar trashëgiminë e saj me bashkëkombësit mi shqiptarë këtu në Amerikë dhe në mbarë botën, të cilët më kanë shërbyer si frymëzimin gjithë jetën, prandaj jam e lumtur që jam me gjak shqiptar.

Më lejoni dhe përcille edhe tek të gjithë shqiptarët mesazhin tim “Gëzuar Ditën e Flamurit – Pavarësinë e Shqipërisë!”., përfundoi deklaratën e atëhershme Drita.

Kjo bukuroshe dhe aktore e njohur, e cila mban një emër puro shqiptarë, Drita, ka një famë të jashtëzakonshme, sidomos për shkak të show-t të popullarizuar “Mob Wives”.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe ndoshta edhe Kosovën, pasi kjo ka qenë edhe një ëndërr e saj e kamotshme.