Lindsay Lohan ka thënë se është e hapur për të mësuar më shumë rreth fesë islame.

Spekulimet për konvertimin e aktores në fenë myslimane nisën në vitin e kaluar kur ajo ishte fotografuar në New York duke e mbajtur Kuranin në dorë.

29-vjeçarja, e cila rrjedh nga një familje katolike, asokohe kishte heshtur dhe nuk i kishte komentuar thashethemet derisa ato u shuan vetvetiu.

Ndërsa tani, në një intervistë për The Sun, ajo ka konfirmuar se është e hapur që ta njohë më shumë islamin duke thënë se mbajtja e Kuranit nuk duhet të konsiderohet si diçka kundërthënëse.

“Amerika e ka portretizuar mbajtjen e Kuranit në një mënyrë shumë më ndryshe se që është në të vërtetë”.

“Ne të gjithë besojmë në diçka dhe në fund të ditës gjithçka lidhet me një Zot ose një këshillues shpirtëror”, ka deklaruar Lohan.