Akuzuesit e këngëtarit thonë se trupi i Michael Jackson duhet të zhvarroset për testin e ADN-së, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Sipas “Radar Online”, është kërkuar që mbetjet e Mbretit të Pop-it të hiqen nga varri i tij në Kaliforni.

Por, këto pretendime të bujshme janë cilësuar si të ‘pavërteta’ dhe ‘me qëllim të keq’ nga mbrojtja e Jackson.

Pretendohet se Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me fëmijët, andaj avokati i tij ka reaguar përmes një letre publike, duke thënë se asgjë në atë artikull nuk është e vërtetë, ngase dëshmitë janë të rreme. /Lajmi.net/

Loading...