Prokuroria e Kavadarit deri te Gjykata në Negotinë ka dorëzuar akuzë kundër ish kryetarit të Negotinës, Vanço Apostollov për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, njofton Portalb.mk.

“Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit sot deri te Gjykata e Negotinës ka dorëzuar akuzë kundër të akuzuarit, i cili ngarkohet për veprën penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, informojnë nga prokuroria.

Prokuroria ka konstatuar se i akuzuari gjatë periudhës prej vitit 2014 deri në vitin 2017 i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare duke u ndarë shtesa të rrogës jashtë dispozitave ligjore dhe kështu e ka dëmtuar buxhetin lokal rreth 649.583 denarë.

Ashtu siç theksojnë në kumtesë, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Marrëdhënie Pune, Ligjit për Zyrtarë Shtetëror, Ligjit për Zyrtarë Administrativ dhe Marrëveshjes Koletive për Organet Shtetërore, Gjyqësore dhe të Vetëqeverisjes Lokale, sipas të cilëve është paraparë që puna jashtë orarit mund të zgjatë më së shumti tetë orë gjatë një jave dhe më së shumti 190 orë në vjet, gjatë së cilës shtesa në rrogë për punën jashtë orarit duhet të jetë në vlerë prej 35% nga vlera e pagës themelore, të përllogaritur sipas orëve.

“I akuzuari ka kryer vepër penale dhe i ka shkaktuar dëm Buxhetit të Komunës, me atë që ka nënshkruar që të punësuarve të Komunës t’u paguhen më shumë se 190 orë në vjet jashtë orarit të punës, edhe atë me përllogaritja prej 40% për orë, pa pasur vendim individual dhe raport për punën jashtë orarit, por as pa u rregulluar dhe vërtetuar në arkiv”, thonë nga Prokuroria.

Loading...