Këngëtarja nga Kosova, Albbërie Hadërgjonaj, prej disa muajsh është bërë gjyshe pas lindjes së vajzës së madhe, Agnesa. Edhe pse ende shumë e re në moshë, ajo tregon se i pëlqen statusi si gjyshe, edhe pse “I them hajde te Albi dhe jo hajde te nona”.

Në një intervistë të sinqertë përballë Turjan Hyskës në “Oktapod”, këngëtarja nga Kosova ka treguar më shumë edhe për ish-bashkëshortin dhe marrëdhëniet e tij me të bijat. Ajo e konsideron veten me fat që ka pasur në krah një njeri që e ka dashur gjithmonë dhe vazhdon ta dojë edhe sot, por pranon se problemet me të e kanë lodhur: “Kanë qenë shumë të vështira etapat e problemeve me një njeri që e do më shumë se veten…” – tregon ajo duke shtuar se “ai është njeri shumë i mirë. Mua më ka ndihmuar dhe më ka bërë kjo që jam sot, ndonëse unë kam punuar fort dhe kam dashur të arrij shumë në jetë. E kam dashur shumë, e dua dhe do vazhdoj ta dua, por ka qenë problematik dhe ai e di këtë… derisa u lodha dhe i ngrita duart”,– thotë Albëria.

Megjithatë, si nënë e përkushtuar, është munduar qe tek vajzat gjithҫka të kalojë pa trauma: “Ndërsa tek vajzat i kam arritur rezultatet që kam dashur, edhe pse kam qenë e privuar nga qejfet. Pavarësisht dukjes, jam përpjekur për hatër të emrit dhe viteve në karrierë të jem e kujdesshme… Vajzat i kam rritur me sakrifica dhe jam e lumtur dhe me fat. Jam mirënjohëse dhe uroj vetëm që të jenë shëndet.”