Para ndeshjes kishte deklaruar se donte të kthehej nga Madridi me dy gola, por ndeshja e parë nuk shkoi aspak siç Masimiliano Alegri e kishte parashikuar.

Gjithsesi, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku i Juves ka besim se mund të përmbysë gjtihçka në ndeshjen e kthimit.

“Bëmë një pjesë të parë të mirë, por më pas iu përshtatëm lojës së tyre. U ndëshkuam nga dy goditje standarde, të cilat janë edhe pika e tyre e fortë, por gjithashtu, u kapëm dhe disa herë të papërgatitur, si në rastin e shtyllës apo goditja e Diego Kostës.

Rezultatin mund ta përmbysin në ndeshjen e kthimit, sepse më keq se sot, nuk bëjmë dot. Dibala? Do e fusja sërish, po të më jepej mundësia. Luajti lojën e tij si të tjerët. Gjyqtari bëri mirë sot. Atletiko shfrytëzon gjithmonë çdo rast në limite, dhe tani do mendojmë për një ndeshje të madhe në Torino.

Gjesti i Simeones? Nuk më shqetëson ajo gjë. Këto ndodhin shpesh këtu.” – u shpreh Alegri.