Xhevdet Hajredini
Ali Ahmeti ka deklaruar për radion Evropa e Lirë se ndien pasiguri nga që është e mundur të mos sigurohen 80 vota për amendamentet kushteteuese.

Ali Ahmeti ka shkak për të ndier pasiguri, mirëpo jo për votimin e amendamenteve, por edhe më tepër për epilogun e proceseve hetimore të PSP-së.

Shumë më të pasigurt duhet të ndihemi gjithë ne, sepse 80 vota nuk mund të sigurohen nëse vetë Ali Ahmeti nuk prezanton në seancë, njësoj sikurse nuk ishte prezent në seancën e Parlamentit kur u votua për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar.

Ali Ahmeti nuk duhet të ketë vetëm “shqetësim” të madh, por edhe frikë të madhe nga Gruevski, kur është i detyruar të deklarojë se “janë bërë punë të mira dhe të frytshme gjatë qeverisjes së përbashkët me zotëri Gruevskin”.
Maqedonia, A. Ali Ahmeti, gjatë qeverisjes tënde të përbashkët me “zotëri Gruevskin” u fut dhe ende nuk ka dalë, madje as me pjesëmarrjen dhe ndihmën direkte të BE-së dhe SHBA-ve, në krizë të thellë jo vetëm politike, por edhe të sigurisë. Këtë, përveç teje, e dinë gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe mbarë bota, e madje edhe dëgjuesit e Radios Evropa e Lirë.

Loading...