Sekretari Organizativ dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi, ka reaguar menjëherë ndaj thashethemeve në portale të caktuara opozitare për gjoja preferencat e tij për President shteti
“Favoriti im i vetëm për Kryetar shteti, Kryeministër, Kryeparlamentar, Kryetar i BDI-së, lider i shqiptarëve, ka qenë, është dhe do të mbetet ALI AHMETI. Çdo gjë tjetër është fake neës dhe propagandë mjerane mercenare”, ka shkruar Grubi.
Mirëpo edhe pse Artan Grubi e ka përmendur si favorit pwr president, Ali Ahmeti paraprakisht ka përjashtuar mundësinë që të kandidohet për president shteti.
“Ne” është përgjigjur në gjuhën maqedonase Ahmeti, në pyetjen nëse do të kandidohej për president shteti.