MEDAI SHAHOLLI

Nga zhvillimet e fundit në Maqedoni më i kënaqur duket se ka dal shefi i  DUI-t z. Ali Ahmeti ,duke u “rahatuar” paksa sepse” Kral Nikolla” i tij , ra dakord që zgjedhjet e parakohshëme do të mbahen më 24 prill .Shqetësimi është ndjenjë njerëzore që shfaqim për çështje të ndryshme që na preokupojnë.

Edhe njerëzve të thjeshtë brengat dhe shqetësimet i shfaqin në situata të ndryshme  të krizës  politike ,për ekonominë dhe të ardhmen e tyre, ato madje kanë prekur edhe kokat e  politikanëve shqiptarë.

Një politikan i përgjegjshëm normalisht që shqetësohet për të ardhmen e kombit të cilit i përket pastaj dhe për shoqërinë në përgjithësi .Në këtë rast kemi të bëjmë me një brengë dhe “merak” të veçantë që ka z.Ahmeti, jo për të ardhmen e kombit të cilit i takon, por për vëndin e tij “Makedonia”.

Kryeintegristi Ahmeti, kishte shfaqur shqetsimet e tij për të ardhmen e “dërzhavës”,pasi në bisedimet për datën e zgjedhjeve siç ishte 24 prilli më parë  nuk ishte dakorduar opozita dhe shefi i saj Zaev sepse nuk premtonte koha për pastrimit të listave.

Shqetsimet e tij z.Ali Ahmeti ia ka përcjell dhe ndërmjetësit të BE-së komisionerit Hahn,duke shtuar se,” ca ditë më parë, i thash se është interes shtetëror që kriza të përfundoj menjëherë sepse qytetarët dhe shteti nuk mund të mbesin peng i interesave të ngushta grupore ose partiake, por përkundrazi, në rradhë të parë duhet të vihen interesat shtetërore.

Vëmendja e Brukselit dhe Washingtonit është në Shkup andaj dhe nuk ka asnjë hapësirë për hamendësime tek palët e përfshira në proces”, ka thënë ai.

Kaq i  madh ka qënë shqetësimi z.Ahmeti për krizën dhe rrezikun e destabilizimit  të “dërzhavës” së tij unitariste sa që shqiptarëve u jep të kuptojnë se Ëashingtonin dhe Brukselin “nuk e zë gjumi”  për FYROM-in,duke patur atë si prioritet i prioriteteve të politikës së jashtme .Ali Ahmeti nuk është merakosur atëherë kur duhej të merakosej se në MO ai dha  miratimin e tij që shqiptarët të trajtohen si “mallcinstvo” e theksuar në këtë vend dhe sipas asaj marrëveshje ata janë bashkësi  etnike e 20% e barabartë me bashkësitë e vogla etnike në mbarë vendin ,fjala bie si me arixhinjtë e Shutkës !!! Me  MO , me të cilën statusi i shqiptarëve nuk lëvizi përpara por, përkundrazi bëri hapa prapa ku shqiptarët dhe gjuha shqipe nuk u bënë të barabartë me maqdonasit. Shqetësimi i z.Ahmeti  duhet të ishte hedhja poshtë e MO,si paçavure pa vlerë dhe ngritja e një marrëveshje të re në baza reciprociteti dhe të barazisë së plotë si minimum i një kompromisi mes shqiptarëve dhe maqedonasve.Për intelektualët atdhetarë dhe subjekte të përgjegjshme politike shqiptare  ç’do marrëveshje që i trajton shqiptarët si “mallcinstvo” të papërfillshme janë të papranueshme dhe antishqiptare.

Kjo rrugë e qëndresës dhe sakrificës së madhe nuk e ka tërhequr z.Ahmeti .Konflikti i 2001 ishte gënjeshtra e madhe fitores dhe lirisë. Çmohet dhe vlerësohet lartë lufta dhe vepra e luftëtarëve të thjeshtë të UÇK-së që dhanë djersën dhe gjakun gjatë konfliktit të 2001. Por, nuk mund të vlerësohet manipulimi i ndjenjave atdhetare të luftëtarëve të lirisë, për llogari të komandantit ” revolucionar” .

Nuk mund  të vihet shenja e barazimit mes sakrificës luftëtarëve të lirisë  dhe komandantit të  ashtuquajtur” revolucionar” që vrau ndjenjat e tyre për liri gjatë dhe pas konfliktit .Në emër të lirisë u shkel ideali i lirisë.Komandanti dezertor, borizan  i mëparshëm i idealeve të lirisë kishte devijuar nga misioni , ai mundi për një kohë të shkurtër të krijojë butaforinë e çlirimtarit, se në saj të luftës  dhe udhëheqjes së  tij  statusi politik i shqiptarëve në këto anë do ndryshonte! Në emër të integrimeve europiane ,të stabilitetit rajonal, bashkëjetesës  multietnike, ruajtjes së paqes, dhe në emër të  mos dezintegrimit të shtetit  unitar,  komandanti “legjendar”  Ali Ahmeti do të nënshkruaj kapitullimin.

Në realitet shqetësimi i vërtet i kreut të DUI-t  ka qënë dhe është  ruajtja dhe mbrojtja e shtetit unitar maqedonas nga ”kokëkrisurit rrebelë” shqiptarë.

Përpjekjet e shqiptarëve për liri  nuk kanë për t’u rreshtur  në në këto treva as sot, përderi sa të vendosim vetë për të ardhmen e tonë .Shqiptarët nuk e kanë  lidhur fatin dhe shpresat në liderët kuislingë,  por  në popullin e thjeshtë, te rinia  dhe intelektualët atdhetarë  .

 

Loading...