Personi i pare i apostrofuar për nga orientimi politik dhe ideologjik i mëhershëm i tij është larg Demokracisë, prandaj i njëjti notën e dobët në lëndën e demokracisë e ka jo vetëm reale por dhe të merituar. Z.Ahmeti nuk u mundua që të ndryshoj apo të evoluoj as në periudhën e demokracisë kështuqë i njëjti mbeti ashtu siç ishte edhe në rininë e hershme antidemokrat i përbetuar.Zoran Zaev mire e filloi betejën për Demokraci por i njëjti ka filluar të më befasojë kohëve të fundit. Nuk e di athua vallë ka aq shumë angazhime siç po pretendon se ka apo po shtiret se ka por ka dy tre muaj që po tentoj të takohem me të e ky më përgjigjet se nuk mund të më takojë tani se është tepër i nxënë me angazhime qeveritare. Z. Zaev e bëri ndryshimin në kampin politik maqedonas por e bëri një gjest të pakuptimtë dhe të palejueshëm pra i njëjti nuk lejoi që të bëhet ndryshimi i duhur dhe i domosdoshëm në kampin politik shqiptar. Ky veprim i tij është i papranushëm dhe i pajustifikueshëm. Republika e Maqedonisë o do demokratizohet në tërësi o nuk do të demokratizohet fare duke u demokratizuar pjesërisht. Me zgjidhje të pjesëshme nuk mund të konsiderojmë se vendi po shkon drejt përparimit në sferën e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit. Nëse duam që të bëhet demokratizimi i shoqërisë dhe i shtetit ky proces duhet të jetë i plotë ndërsa në rastin konkret u demokratizua vetëmse shoqëria maqedonase por jo edhe shoqëria shqiptare. Dhe Z.Zaev e pyes pse të mos demokratizohet edhe shoqëria shqiptare. Po e lejoi edhe këtë gjë pra demokratizimin edhe të shoqërisë shqiptare atëher Kryeministrit Zoran Zaev ne do ti japim një mirënjohje shumë të madhe për kontributin e tij për demokratizimin e Maqedonisë në tërësi por jo vetëm të një pjese të saj. Talat Xhaferi edhe pse është i obliguar që ta përkrah demokratizimin e shoqërisë këtë nuk po e bën sepse nuk është komunikativ dhe transparent. Z. Talat demokracinë e përforcjnë komunikimi dhe transparenca. Pa këto dy segmente demokracia mbetet e padukshme dhe e paprekshme. Z. Talat unë pres përgjigje nga ju për ofertën time që të bëhem këshislltar i juaji për qështje politike. Ju përkujtoj se unë kam të drejtë morale që të kërkoj një angazhim profesional në këtë shtet dhe ju jeni të obliguar jo vetëmse moralisht por edhe juridikisht që të ma mundësoni atë angazhim sepse jam shtetas i këtij shteti me obligime dhe të drejta të barabarta qytetare. Prandaj pres përgjigje nga ju, Z. Talat mos tento të bëhesh autokrat por bëhu demokrat. Gjorge Ivanov të mos merr guximin më që të ligjëroj në lëmin e demokracisë sepse është shëndrruar në autokrat të vërtetë. Këtij do tia kisha ndaluar me ligj që tërë jetën e tij të ligjërojë në lëmin e Demokracisë.

Autor: Ejup Berisha