Burhan Aliji pritet të largohet nga skuadra e Vëllazërimit të Kërcovës mëson jozyrtarishtë gazeta Lajm. Mesfushori me përvojë të madhe ka disa oferta nga klube të tjera dhe për këtë arsye po shqyrton mundësinë për të zgedhur ofertën më të mirë. Gjatë sezonit vjeshtor, kumanovari 28 vjecar ishte ndër lojtarët kryesor te skuadra kërcovare, duke regjistruar dy gola dhe katër asiste.

Gjatë karrierës së tij, Aliji ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Maqedoni dhe Kosovë, si psh: Shkëndiija, Milano, Bashkimi, Gostivari, Liria e Prizrenit e të tjerë.

Vëllazërimi sezonin e parë në LDFM e përfundoi në vendin e katër me 21 pikë, kurse lider është Struga Trim Lum me 28 pikë.