Ezgjan Alioski e ka pranuar se nën drejtimin e trajnerit të tij te Leeds United, Marcelo Bielsa, ka pëparuar i futbollist në këto shtatë muaj, si asnjëherë më parë.

“Unë dëshirojë të luaj në sulm si alo e majtë, megjithatë te Bielsa mbrojtësi i majtë është edhe alo e majtë. Edhe në reprezentacionin e Maqedonisë luaj ashtu. Kur keni tre stoper, ndodh shpesh të dilni përpara, dhe unë këtë e shfrytëzojë. Te Bielsa unë dëshiroj të luaj edhe në mbrojtje dhe në sulm. Më vjen më lehtë, sepse kam posedim më të madh të topit. Te Bielsa nuk ka dallim nëse luan mbrojtës i majtë ose alo e majtë, sepse kur e ke topin në këmbë mund të kaloni përpara”, thotë Alioski.

 

Leeds është në rrugë të mbarë që pas 15 vitesh të kthehet në Premierligë.

“Marcelo është emër i madh në futboll. Nga ai vetëm mund të mësoni. Ai më ka ndryshuar si lojtarë. E falënderoj për besimin, sepse në cdo ndeshje jam titullar. Gjithmonë ma bënë të lehtë kur dal në terren”, shtoi Alioski.