Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar lidhur me grevën në sektorin e shëndetësisë si dhe paralajmërimin e grevës së mësimdhënësve, e cila pritet të fillojë të hënën, me 14 janar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Aliu ka thënë se kryeministri Ramush Hardinaj ose duhet t’i zvogëlojë pagën vetes dhe kabinetit ose duhet t’ua rrisë pagat mjekëve të tjerëve.

Poashtu edhe deputetja Albulena Haxhiu, ka folur për grevën e mësimdhënësve.

Haxhiu, ka mbështetur, vendimin e SBASHK-ut për të hyrë në grevë, ndërsa ka kërkuar edhe mbështetjen e prindërve, pasi sipas saj për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin.

“Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësor dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Telegrafi